loading

Hipoksia e stresi oksidativ janë dy anë të të njëjtës medalje

Hipoksia e stresi oksidativ janë dy anë të të njëjtës medalje

Mungesa e oksigjenit dhe stresi oksidativ janë dy ane te së njëjtës medalje !

Oksigjeni është thelbësor për jetën e organizmave aerobikë dhe rreth 1% e atij që ne konsumojmë shndërrohet në specie reaktive të oksigjenit (ROS). Kesaj te ashtuquajtures kuote fiziologjike te ROS i shtohet edhe ajo qe vjen nga ekspozimet ekzogjene të mjedisit ose për shkak të trajtimeve të tilla si radio e kimioterapia në rastin e sëmundjeve kronike degjenerative. Për tju shmangur zhdukjes se tyre, organizmat kanë zhvilluar mekanizma komplekse për të përballuar ROS dhe ksenobiotikët sic jane sistemet mbrojtëse antioksiduese. Flasim per sisteme që punojnë në nivelin qelizor me përqendrime shumë të ulëta.Antioksidantët ndjekin një logjikë te njgjashme, domethënë,nje  stimuli radikalik qeliza i pergjigjet me sinjale në gjendje të përmirësojë mbrojtjen antioksiduese, ne thelb, e gjithë kjo ndodh brenda teorisë evolucionare.

Në prani të një çekuilibri të sistemit pro-oksidant / antioksidant në favor të të parit, përgjigja adaptive nuk është më e mjaftueshme dhe për këtë arsye mund të zhvillohen patologji që prekin qelizën, indet dhe qelizat organeve dhe në këtë rast  flasim për patologjitë sistemike. Të gjitha molekulat biologjike mund bashkëveprojnë kimikisht me radikalet e lira dhe te dëmtohen nëse nivelet e antioksidantëve endogjenë janë të pamjaftueshem, per kete janë zhvilluar metoda analitike për të vlerësuar situatën edhe në nivelin e gjakut. Njohja e problemit gjithashtu  lejon  përgatitjen per mjete shërimi të përshtatshme dhe në këtë kontekst jane kryer eksperimente në një shtesë ushqyese antioksidante: CELLFOOD i cili mund të konsiderohet si një “modulator fiziologjik” i vërtetë pasi i përgjigjet dy logjikave themelore për parandalimin dhe trajtimin,  eshte në gjendje të çlirojë oksigjenin dhe te furnizoje me elementë mikronutricional thelbësore. Në mënyrë që të kuptojmë më mirë mekanizmat e veprimit ne kemi hetuar në vitro(eprovete) vetitë antioksiduese të CF duke vlerësuar efektin mbrojtës të CF kundër të dy biomolekulave(glutathione dhe ADN) dhe qelizave te  gjakut në qarkullim (të tilla si eritrocitet dhe limfocitet)te dëmtuara nga stresi oksidativ. Rezultatet e aritura tregojnë se CF është me gjerësisht efektiv në mbrojtjen e biomolekulave dhe qelizave nga oksidimi; në veçanti, në eritrocite CF zvogëlon hemolizën qelizore nga ana e oksidanteve duke ruajtur njëkohësisht mbrojtjen antioksiduese të eritrociteve. Reduktimi i lizës oksiduese eritrocitare nga ana e  CF mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm në atletët të cilët, për shkak te konsumit te larte te oksigjenit për prodhimin e energjisë,  mund ta gjejnë veten në kushtet e stresit oksidativ me konseguence anemine. Gjithashtu në limfocitet CF është treguar i efektshem në zvogëlimin e stresit oksidativ brenda qelizave, duke konfirmuar veprimin e drejtpërdrejtë mbrojtës të CF kundër oksidantëve të zakonshëm fiziologjikë,përgjegjës për dëmtimin oksidativ të biomolekulave siç janë lipidet, proteinat dhe acidet nukleike.