loading

Bilanci oksidativ dhe plotesuesit ushqyes ne semundjet degjenerative

Bilanci oksidativ dhe plotesuesit ushqyes ne semundjet degjenerative

KONGRESI I TRETE INTERNAZIONAL: USHQIMI DHE SEMUNDJET KRONIKE DEGJENERATIVE

Ponzano Veneto (TV), 2-3 qershor 2007

Bilanci oksidativ dhe integrimi ushqyes në sëmundjet kronike degjenerative

Dr. Eugenio Luigi Iorio, MD, PhD

Observatori Ndërkombëtar i Stresit Oksidativ (Salerno)

Sëmundjet degjenerative përbëjnë një grup heterogjen të patologjive, me eziopatogjenezë multifaktoriale, shpesh të etiketuara si

“Idiopatike”, keto semundje jane te lidhura me ndryshimet e sistemit imunitar. Mund te theksojme qe përgjigjja inflamatore  ose  proceset infektive, me rrjedhë  përgjithësisht kronike , në shumicën e rasteve jane progresive dhe të pashmangshme (1).

Mund te permendim sëmundjet komplekse , të  sistemit nervor (p.sh. skleroza multiple,  sëmundja e Alzheimer, sëmundja Parkinson, etj.) dhe semundje te  aparatit muskuloskeletor (p.sh. distrofitë muskulore). Megjithate asnje organ mund të konsiderohet praktikisht “imunë” ndaj atyre. (2).
Në veçanti, sëmundjet neurodegjenerative janë veçanërisht të përhapura në moshën e vjetër, me parashikime alarmante.

(3). Ne Itali, për shembull,  jetëgjatësia eshte  87 vjet për gratë dhe në 85 për  burrat.Mund te parashikohet  që deri në 2025 ata do të numërojnë të paktën 3 milion njerëz që vuajnë nga një formë e “demenza (renie te memories) Kjo  rritje e pashmangeshme do të shtoje vuajtjet e pacientëve dhe shqetësimet e familjeve të tyre. Prandaj lind nevoja për të vendosur në fakt strategji të reja dhe efektive parandaluese mbi personat ne  rrezik, dhe trajtim, për sëmundjet ne dukje. Në këtë kontekst, aplikimi sistematik, si in vitro ashtu edhe in vivo, i metodave të ndarjes kromatografike me rezolucion të lartë (p.sh. hight  performance liquid chromatography,HPLC ) shpesh  i shoqëruar me teknikat specifike të zbulimit(ES. spettroscopia di risonanza di spin dell’elettrone, spettrometria di massa, spettrofotometria, fluorimetria, etc.), filluan të hedhin dritë të re mbi bazën biokimike të një numri te konsiderueshem te sëmundjeve neurodegjenerative, duke hapur kështu rrugën për përdorim e trajtimeve që synojnë rivendosjen e ekuilibrit te ndryshuar konseguence e stresit oksidativ(4). Ky i fundit mund të përcaktohet si kusht “transversal” patologjik ndaj shumë sëmundjeve, ne sensin pro-oksidues në ekuilibrin fiziologjik midis prodhimit dhe eliminimit, nga sistemet fiziologjike mbrojtëse antioksiduese, të specieve  kimike oksiduese, përgjithësisht, por jo vetëm te  natyres radikale dhe te përqendruar në oksigjen (Specie Reaktive të Oksigjenit, ROS) (5). Provat shkencore të disponueshme aktualisht kanë vertetuar se stresi oksidativ është një nga faktorët e rrezikut urgjent për shëndetin (6). Në fakt,  me ate  janë të lidhur jo vetëm  plakja e parakohshme, por një sërë semundjesh , shpesh të natyrës degjenerative dhe kronike, qe prekin  sistemin nervor qendror, sistemi osteoartikular,  sistemin kardiovaskular etj. (5, 6). Një nga mekanizmat më të zakonshëm, përmes të cilit ROS  sapo  kapërcen mbrojtjet antioksiduese,  sulmon përbërësit e ndryshëm biokimikë qelizor dhe jashtëqelizor te organizmit, është ai që lidhet me prodhimin e të ashtuquajturat hidroperokside (5, 7). Në një model të tillë patofiziologjik, një qelizë si për shkak të efektit të faktorëve stresues ekzogjen (agjentë fizikë, kimikë dhe biologjikë) si për aktivitetin e saj metabolike (sidomos ne nivelin e membranes plazmatike, mitokondria,( del reticolo endoplasmatico e del citosol) fillon të prodhojë sasi të larta të radikaleve te lira, përfshirë radikalin e keq hidroksil (H0), një nga më të shumtat specie te oksigjenit reaktive  (Llojet reaktive të oksigjenit, ROS). Në fakt, radikali i lartpërmendur mund të “sulmojë” çdo substrat molekular (glicidet, lipidet, aminoacidet, peptidet, proteinat, acidet nukleike, etj.) dhe, duke shkeputur një elektron (në formën e një atomi hidrogjeni),  e radikalizon atë.

Nga reaksioni zinxhir që rezulton, në prani të oksigjenit molekular,së fundmi, gjenerohen hidroperokside (ROOH), agjentë relativisht të qëndrueshëm por me potencial oksidues. Për këtë arsye, qeliza nxjer jashte   këto metabolite reaktive të oksigjenit (Oksigjeni Reaktiv Metabolitet), të cilat, nga ana tjetër, shpërndahen nëpër muret e mikroqarkullimit, qoftë në matricë, duke shkaktuar ose theksuar procesin inflamator, qofte në lëngjet jashtëqelizore, siç është gjaku. Këtu në kushtet e iskemisë  të lehtë, aktivizimi i metabolizmit anaerob indukton një çlirim të kataboliteve të acidit qe, shkaktojne nje ulje te pH, duke shkaktuar, ndër të tjera, një modifikim të konformimit te transferines, e cila është e detyruar kështu të lëshojë hekurin në formë të lirë. Do të jetë ky element i tranzicionit,me pas qe  provokon përmes rruges katalitike (reaksionit Fenton) ndarjen e hidroperoksideve në radikale alkosilici (R0) dhe peroksilici (R00), në fund të fundit përgjegjës për dëmtimin  oksidativ  si te endotelit dhe përbërësve plazmatike, të tillë si LDL. Prandaj është e qartë se ROOH përfaqësojnë jo vetëm  “Dëshmitarët” por edhe “përforcuesit” e mundshëm të dëmtimit oksidativ për të gjithë qelizat e trupit (5, 7). Faktorët specifik, që lidhen me veçoritë e sistemit nervor qendror (metabolizmi neuronal, reaktiviteti mikrolies, përbërja e proteoglikanëve  te matricës, efikasiteti i barrierës( ematoencefalica) në gjak e ndjeshmëria e sistemit mikrovaskular), mund te shkaktojne pak nga pak  fenomenet oksiduese të lartpërmendura (8). Nuk ka dyshim, megjithatë, që boshti cerebro-spinal është  një strukturë anatomike shumë e ndjeshme ndaj sulmit ROS. Në fakt,  vetem truri, qe përfaqëson 2% të peshës së të gjithë organizmit, përdor rreth 2O% e oksigjenit të frymëmarjes, element baze për ROS. Për më tepër, në zona të ndryshme të trurit gjenden përqendrime të dukshme të hekurit, i cili luan nje rol  në gjenerimin e radikalëve të lirë te njohur gjerësisht (shih më lart).

Dhe përsëri, disa neuromediatorë, të tillë si katekolaminat (adrenalina, norepinefrina, dihidroksifenilalanina etj.), mund te shkojne kunder fenomenit te oksidimit automatik që gjeneron ROS. Përveç kësaj, membranat e neuroneve janë veçanërisht të pasura në fraksion fosfolipid, te acideve yndyrore polinsaturi, lidhjet e dyfishta të të cilave janë shënjestra sulmi te specieve kimike oksiduese.Te konsiderojme qe fiziologjikisht sistemi nervor ka nivele të ulëta të antioksidantëve, ne e kuptojmë, në fund të fundit, se atje mund të ndodhe zhvillimi preferencial i proceseve degjenerative si stresi oksidativ qe luan një rol vendimtar (8). Mekanizmat shtesë biokimikë, si p.sh. ndryshimet në rregullimin tre-dimensional të proteinave në mënyrë që të arrijnë strukturën e paracaktuar terciare ose kuaternare (misfolding), mundësisht të lidhura me proceset e grumbullimit të padëshiruar supramolekulare (proteosomal malfunction), eksitotoksiciteti, mosfunksionimi mitokondrial,  aktivizimi( gliale )dhe shkaktimi i proceseve apoptotike, herë pas here, ndërhyn në patogjenezën e sëmundjeve individuale neurodegjenerative, në pari ne sëmundjen Alzheimer, sëmundjen Parkinson,  sklerozen amiotrofike anësore dhe multiple, pa lënë pas dore patologjite gjenetike, siç është sindroma Daun (9). Nga pikëpamja praktike,  një person i shëndetshëm nga faktorë specifik të rrezikut ose, një pacient me  simptomat dhe shenjat e sëmundjes (neuro) degjenerative), paraqet gjithmone ne kliniken e semundjes, hipotezen e përfshirjes së stresit oksidativ në patogjenezën e çrregullimit (5). Dhe pasi kjo gjendje është e natyrës ekskluzivisht biokimike, dmth, nuk jep shkas për  nje varg sintomash, është absolutisht thelbësore që hipoteza diagnostike te mbështetet nga rezultatet e testeve laboratorike precize, të besueshme  të lehta per tu ekzaminuar dhe me kosto efektive, në mënyrë specifike te krijuara për vlerësimin e bilancit oksidativ (10). Ndër panelet e ndryshme aktualisht në dispozicion, me  i zhvilluari eshte ai i krijuar nga kimisti Carratelli në kampoion të gjakut,i cili është i bazuar në literaturën e gjerë në dispozicion, dhe  ka te gjitha kërkesat e mësipërme(11) Ky panel bazohet në ekzekutimin e testit d-ROM, për matjen e gjendjes globale oksiduese te plazmës kundrejt, N-dietilparaphenylenediamine (vlera normale 250-300 U CARR) (6, 7), dhe Testi BAP, për sasinë e potencialit biologjik antioksidant të plazmes e shprehur si kapacitet reduktues i hekurit (vlera normale> 2200~ Eq / L) (12). Të dyja mund të kryhen në laborator, me anë të fotometrave të zakonshëm ose analizatore të shumtë, ose në klinikë ose në shtëpi të pacientit, përmes instrumenteve të dedikuara analitike, të tilla si sistemet

FREE (Diacron International, Grosseto) dhe FRAS (HeD, Parma) (13).

Testet e tilla kanë provuar mjete të paçmueshme te vlerësimit për te  identifikuar ndryshimet në bilancin oksidativ dhe për monitorimin ne baze të trajtimit përkatës duke përdorur terapi konvencionale dhe/ose suplemente antioksidante në sëmundjen Alzheimer (14, 15), në sklerozën multiple (16), ne sklerozen laterale amiotrofike (17) dhe ne Parkinson (18, 19). Vlera të rritura të testit d-ROM kohët e fundit jane gjetur edhe në Progeria, prototipi  i plakjes te parakohshme, dhe në një studim paraprak të grupit të personave me Sindromën Williams. Ndryshimet e gjetura në bilancin oksidativ janë të ngjashëme me ato të vërejtura në të kaluarën, me te njëjten metodologji, në sindromën Daun (20). Kjo hap  perspektiva interesante në lidhje me përdorimin më të gjerë të panelit Carratelli edhe në sëmundjet degjenerative gjenetike, ku stresi oksidativ sigurisht luan një rol të rëndësishëm (21). Në të vërtetë, në panoramën e gjerë të formulimeve antioksiduese, Deutrosulfazyme® , një solucion koloidal në fazën e shpërndarjes ujore bazuar në aminoacide, minerale, enzimat dhe gjurme te sulfatit të deuteriumit (22), të cilën tashmë është treguar se zotëron  nje veprim te fuqishëm antioksidues si in vitro ashtu edhe in vivo (23) për ndikimin e tij të favorshëm në konsumin e oksigjenit, si një formulim potencialisht i aftë për të përmirësuar trofizmin neuronal, pak a shumë  komprometohet  nga çekuilibri tipik i ekuilibrit oksidativ të sëmundjeve kronike dhe degjenerative. Veçanërisht inovative shfaqen tre formulime të Deutrosulfazyme®, përkatësisht të pasuruara, me 5-Adenosilmethionine (SAMe®), me vitamina (Multivitamine®) dhe me koenzima dhe kofaktorë të ciklit folat-kobalamin (ADN ~ RNA®), të propozuara në versionin nën gjuhë per nje absorbim te shpejte dhe te sigurt  Më në fund, shoqatat e Cm Pent Makino duken mjaft premtuese , papaja e fermentuar dhe glutathione e zvogëluar (GPG, Ambros Plant) dhe ekstrakte të Ginkgo biloba (Agheron, Fasepharma), nga të cilat tashmë e para testuar më parë me sukses përmes përdorimit të testit dROMs dhe testit BAP (24). Si përfundim, stresi oksidativ duket se luan një rol të rëndësishëm në patogjenezën e sëmundjeve kronike dhe degjenerative, në veçanti, në format që përfshijnë sistemin nervor qendror. Prandaj, duke pritur me padurim difuzion më të gjerë të farmakogjenomikës (25) ose për ta plotësuar atë, kur është në dispozicion, një vlerësim biokimik i bilancit oksidativ duhet t’u ofrohet sistematikisht të dy pacientëve që vuajnë këto patologji dhe ato në rrezik. Nga interpretimi i saktë dhe rezultatet e këtyre testeve, për t’u përfshirë në kontekstin e rastit individual klinik, mund të lindin informacione të rëndësishme mbi të cilat do të ridizenjohen në një mënyrë më korrekte dhe racionale jo vetëm trajtime konvencionale por madje edhe ato që synojnë posaçërisht për të ribalancuar ekuilibrin oksidativ, për një cilësi më të mirë të jetës për pacientin  (10).

Bibliografia

 

  1. Chien KR, Karsenty G. Longevity and lineages: toward the integrative biology of degenerative diseases in heart, muscle, and bone. Celi. 2005. 120 (4): 533—544.
  2. Perry VH, Cunningham C, Holmes C. Systemic infections and inflammation affect chronic neurodegeneration. Nat Rev Immunol. 2007. 7 (2): 161—167.
  3. McGeer PL, McGeer EG. Inflammation and the degenerative diseases of aging. Ann N Y Acad Sci. 2004. 1035: 104—116.
  4. Favier A. Oxidative stress in human diseases. Ann Pharm Fr. 2006. 64 (6): 390—396
  5. brio EL. Carratelli M, D’Amicantonio T. Stress ossidativo e malattia. ADI Magazine. 2006. 4 (10): 399404. 6. Cornelli U, Cornelli M, Terranova R, Luca 5, Belcaro G. The importance ofoxidative stress asariskfactorformorbidity. La Medicina Biologica. 2004. 1: 13—18.
  6. Alberti A, Bolognini L, Macciantelli D, Carratelli M. The radical cation ofN,N-diethy/-paraphenylendiamine: a possible indicator of oxidative stress in biologica! samples. Res Che m Intermed. 2000. 26 (3):25367.
  7. bn o EL. What’s news. The latest information about the oxidative stress researches with dROM, SAP, andOXYadsorbenttests. Proceedings IV Free Radical Seminar. Tokyo. 2007. gth July. P. 3.
  8. Goodall EF, Morrison KE. Amyotrophic lateral sclerosis (motor neuron disease): proposed mechanisms and pathways to treatment. Expert Rev Mol Med. 2006. 8 (11):
  9. 10 17/S 14623994060 10854.
  10. brio EL, Cinquanta L, Pisano R. A diagnostic algorithm to manage oxidative stress. Australasian J Cosmet Surg. 2006. 2 (1) : 26-30.
  11. Carratelli M, brio EL, Bianchi L. Metodi di misurazione dello stress ossidativo. ADI Magazine. 2006. 4 (10): 405 — 414.
  12. Dohi K, Satoh K, Ohtaki H, Shioda 5, Miyake Y, Shindo M, Aruga T. Ele vated plasma levels of bilirubin in patients with neurotrauma reflect its pathophysiological 6role in free radical scavenging. In Vivo. 2005. 19 (5): 855—860.
  13. brio EL. La valutazione globale dello stress ossidativa Il Patologo Clinico. 2003. 5/6: 155—159.
  14. Guidi I, Galimberti D, Lonati 5, Novembrino C, Bamonti F, Tiriticco M, Fenoglio C, Venturelli E, Baron P, Bresolin N, Scarpini E. Oxidative imbalance in patients with mild cognitiveimpairmentandAlzheimer’sdisease. Neurobiol Aging. 2006. 27(2): 262—269
  15. Squitti R, Rossini PM, Cassetta E, Moffa F, Pasqualetti P, Cortesi M, Colloca A, Rossi L, FI n azzi -Ag no A. d-penicillamine reduces serum oxidative stress in Alzheimer’s disease patients. Eur J Clin bnvest. 2002. 32 (1): 51—59.
  16. Visconti A, Cotichini R, Cannoni 5, Bocca B, Forte G, Ghazaryan A, Santucci 5, D’ippolito C, Stazi Ma, Salvetti M, Alimonti A, Ristori G. Concentration ofelements in serum ofpatients affected by mult,~le sclerosis with flrst demye fin ating episode: a six-month longitudinal follow-up study. Ann bst Super Sanità. 2005.41(2):217—222.
  17. Siciliano G, D’Avino C, Del Corona A, Barsacchi R, Kusmic C, Rocchi A, Pastorini E, Murri L. Impaired oxidative metabolism and li~id peroxidation in exercising muscle from AL5 patients. Amyotroph Lateral Scler Other Motor Neuron Disord. 2002. 3 (2): 57—62.
  18. Forte G, Bocca B, Senofonte O, Petrucci F, Brusa L, Stanzione P, Zannino 5, Violante N, Alimenti A, Sancesario G. Trace and major elements in whole blood, serum, cerebrospinal fluid and urine ofpatients with Parkinson’s disease. Journal of Neural Transmission. 2004. 111 (8): 1031—1040.
  19. Alimonti A, Bocca B, Forte G, Pino A, Ruggirei F. Morbo di Parkinson: biomonitoraggio degli elementi chimid e del danno ossidativa Rapporti ISTISAN — 05/23 Istituto Superiore di Sanità. Roma (Italy). 2005 (3): Suppl. 11.
  20. Carratelli M, Porcaro R, Ruscica M, De Simone E, Bertelli ME, Corsi MM. Reactive Oxygen Metabolites (ROM5) and prooxidant status in children with Down Syndrome. International Journal of Clinical Pharmacology Research. 2001. 21(2): 79—84.
  21. Gualandri W, Gualandri L, Demartini G, Esposti R, Marthyn P, Volontà 5, Stangoni L, Borgonovo M, Fraschini F. Redox balance in patients withDown’s sindrome before and after dieta1’y supplementation with ce-li~oic acid and L-cysteine. Int J Clin Pharm Res. 2003. 23 (1): 23—30.
  22. brio EL. Deutrosulfazyme® (Cellfood®). Overview clinicofarmacologica. Proceedings International Conference Safety Evaluation of Complementary and Alternative Medicine. Empoli. 2003. October 24-25.
  23. brio EL, Bianchi L, Storti A. Deutrosulfazymé~: un potente antiossidante. La Medicina Estetica. 2006. 30 (1): 115—116.
  24. brio EL. A diagnostic algoiythm to manage oxidative stress. Proceedings I International Congress ofAntiaging Medicine. Milan. 2006. May 20.
  25. Kaput J, Perlina A, Bartholomew A, Nikolsky Y. Nutrigenomics: 5. Kaput J, Perlina A, Bartholomew A, Nikolsky Y. Nutrigenomics: concepts and applications to pharmacogenomics and clinical medicine. Pharmacogenomics. 2007. 8 (4): 369—390