loading

Matrica jashte qelizore objektivi kryesor i veprimit Cellfood

Matrica jashte qelizore objektivi kryesor i veprimit Cellfood

Matrica jashtëqelizore mund të përcaktohet si një kompleks i qëndrueshëm, dhe dinamik i makromolekulave përreth shumicës së qelizave të trupit dhe përbën një kornizë e rregullt tre-dimensionale. Nëse qeliza korispodon me hapësirat boshe të tapës siç vërejti Robert Hooke ne një krahasim klasik nga i cili nxori origjinën e fjales qelizë (cellula) si “qelizë e vogël” (piccola cella) – matrica jashtëqelizore është vetë tapa.Me ndryshimin e madh se, ndërsa tapa është lëndë inerte, matrica është shtëpia e rëndësishme jetësore. Në fakt, kur thuhet se organizmat e lartë përbëhen nga qeliza, shumë shpesh harrohet se midis tyre ekziston një matricë jashtëqelizore, pesha e thatë e së cilës është e barabartë me peshen e të gjitha qelizave te tjera të bashkuara.

Matrica jashtëqelizore merr përbërje të ndryshme sipas specieve. Për shembull, në bimë, kryesisht përbëhet nga celuloza ndërsa në artropodë dhe në kërpudha përbëhet kryesisht nga kitina. Tek njerëzit, matrica jashtëqelizore rrjedh nga mezenkima, indi lidhes embrional qe nuk është akoma diferencuar i cili, në një fazë shumë të hershme të zhvillimit, është rregulluar midis ektodermës dhe endodermes për të dhënë më vonë trofokonektivën dhe indet muskulore. Disa përdorin mesenkimën si një sinonim për indin lidhës ose, madje, si një matricë, për të nënvizuar, në fakt, origjinën specifike embrionale. Duke filluar nga fundi i epokës embrionale, megjithatë, matrica jashtëqelizore ka marre një strukturë shumë specifike,te ngjashme me një koloid, zakonisht jo i kalcifikuar, në fazën ujore të të cilit janë shpërndarë fibra (kolagjen, retikular dhe elastik) dhe makromolekula me natyrë thelbësore polisakaride sa (glikozaminoglikanët) dhe proteina (proteoglikanët dhe glikoproteinat).

Në përgjithësi, fibrat e kolagjenit përbëjnë kornizën mbështetëse tre-dimensionale të të gjithë matricës, ato retikulare formojnë një strukturë më të hollë rreth enëve të vogla të gjakut ose brenda stromës së organit, ndërsa ajo elastike, më në fund, i jep vetine mekanike te shquarësisë. Glukozaminoglikanët, vetëm ose të shoqëruar me një bërthamë proteine – njelloj si proteoglikanët mbushin hapësirat e lëna të lira nga skelat fibroze dhe, duke përfshirë sasi të konsiderueshme uji, veprojnë si “shock adsorber” efektiv (ky kompleks i fort hidrofil korrespondon me
te ashtuquajturen “substancë themelore “e histologjisë klasike). Glikoproteinat e veçanta, të quajtura” ngjitje “, lejojnë ndërveprime specifike midis përbërësve të ndryshëm të matricës jashtëqelizore dhe ndërmjet këtyre edhe qelizat. Për më tepër, në korespodence me polin bazal të disa qelizave specifike, përgjithësisht te përdorura për funksionet e veshjes dhe te mbrojtjes, siç janë qelizat epiteliale dhe endoteliale, matrica merr përsipër një pamje te vendosur kompakte që i përshtatet një funksioni kryesisht strukturor, mbështetes, që përbën të ashtuquajturen membrane bazale, ku mbizotëron përbërësi proteinik.

Sipas kerkimeve te biologjisë qelizore dhe biokimisë, matrica jashtëqelizor, në fakt, jo vetëm që kryen një funksion strukturor të mbështetjes, duke i dhënë forme dhe strukture organeve, per gjithashtu mbron qelizat nga trauma. Gjithashtu, në sajë të natyres se saj te veçantë si një xhel shumë i hidratuar, lejon një rrjedhje të pandërprerë të molekulave (lëndë ushqyese, ndërmjetësues kimikë, ilaçe dhe mbetje të substancave). Në veçanti, ndërveprimi midis qelizave dhe përbërësve specifike te matricës gjenerojnë një seri komplekse sinjalesh të përfshira në rregullim e rritjes, diferencimit, ngjitjes dhe lëvizshmërisë së qelizave. Për më tepër, disa funksione specifike nuk duhet të neglizhohen, të tilla si, për shembull, vajosja të sipërfaqeve të nyjeve ose organeve të brendshme në zgavrat e mëdha seroze (pleurë, perikard dhe peritoneum) dhe, mbi të gjitha, ndarja e indeve falë membranave bazale. Më në fund, matrica jashtëqelizore është vendi ku zhvillohen proceset reaktive, të tilla si inflamacioni dhe reagimi imunitar, riparimi i plagës dhe akumulimi i yndyrës dhe substancave të tjera të dëmshme ose jo më të dobishme. Me kalimin e viteve, matrica jashtëqelizore, gjithashtu për shkak të stresit oksidativ, në mënyrë progresive humbet integritetin e saj morfo-funksional.

Kështu shkëmbimet metabolike ngadalësohen, komunikimi midis qelizave kompromentohet dhe mbetjet toksike nga aktivitetet qelizore grumbullohen, duke shkaktuar një rreth të rrezikshëm vicioz gjë që përshpejton shenjat e plakjes. Lëkura e cila është organi më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të matricës jashtëqelizore, bëhet atrofike dhe e hollë për shkak të dehidrimit.

Nyjet, për shkak të zvogëlimit të kapacitetit vajosës të substancës ndërqelizore, në mënyrë progresive humbin funksionalitetin e tyre me fillimin e shpeshtë të ngurtësisë dhe ankilozës. Procesi i riparimit të indeve, duke pasur parasysh edhe vështirësinë e komunikimit midis qelizave dhe shkëmbimet e reduktuara metabolike, ngadalësohet ndjeshëm me akumulimin e substancave
të dëmshme ose jo më të dobishme. Qelizat ndikohen menjëherë nga ndryshimet e matricës duke zvogëluar aftësinë e tyre për të asimiluar lëndët ushqyese por edhe për të reaguar ndaj veprimit të ilaçeve ndaj dozave normale, me rreziqe te mundshme të mbidozimit. Për më tepër, në subjektet e predispozuar humbja e papritur ose graduale e vetive biokimike te funksionalitetet te matricës lehtësojnë fillimin ose përkeqësojnë kushtet kronike dhe degjenerative duke deme shkaktuar deme ne të gjitha organet.

Midis këtyre janë proceset degjenerative kronike që prekin nyjet por edhe ato që rezultojnë nga kompromisi i strukturave mbuluese të zgavrave te medha te trupit, të cilat qëndrojnë në membranat bazale, siç janë enët e gjakut (me predispozicion ndaj aterosklerozës), mukozat e frymëmarrjes gastrointestinale dhe gjenitourinare të cilat bëhen më të ndjeshëm ndaj veprimit të ndotësve të jashtëm (duke rezultuar në shfaqjen e alergjive, infeksionet, fenomenet e autoimunitetit). Më në fund, transporti i ormoneve dhe neurotransmetuesve bëhet jo efikase dhe ndjeshmëria qelizore ndaj tyre zvogëlohet, duke lehtësuar fillimin hipotiroidizmit, diabet mellitus, etj. Eshtë e qartë se çdo formë e integrimit ushqyes nuk mund të injorojë vetitë unike morfo-funksionale e biokimike te matricës qelizore.

Në këtë kontekst, CELLFOOD® shfaqet, në panoramën aktuale të furnizimit me shtesa, si formulimi i vetëm me natyre koloidale i cili eshte dokumentuar ne eprovete,si një supozim thelbësor për bashkëveprimin e çdo lëndë ushqyese me biomolekulat e lëndës së gjallë. Kështu, tashmë në fazën e thithjes së mukozës, përbërësit aktivë të CELLFOOD, të nxitur nga struktura koloidale e formulimit, mund të shpërndahen më lehtë, nga afiniteti, përmes rrjetave të matricës jashtëqelizore dhe hyjne me lehte ne gjak dhe limfe dhe, përsëri, përmes matricës periferike jashtëqelizore, ne qeliza dhe inde.